» Mesazhi enigmatik i Neymar pas lajmit për rikthimin te Barça

Mesazhi enigmatik i Neymar pas lajmit për rikthimin te Barça

Neymar ka bërë gjithashtu një hap përpara, sikurse bëri babai i tij, në përpjekjen për të mohuar aludimet e minutës së fundit, që e lidhin atë me një rikthim te Barcelona, madje duke supozuar se është vetë futbollisti Brazilian ai që ka kontaktuar me klubin katalanas, duke u lutur të veshë sërish fanellën blaugrana.

Në këtë rast, futbollisti ka qenë më pak eksplicit se përfaqësuesi i tij. Neymar ka postuar tre histori në llogarinë e tij në “Instagram”, në të cilën shfaqet djali i tij me një mimika të ndryshme të fytyrës, shoqëruar me mesazhe në lidhje me lajme të rreme “fake news”.

Të tre mesazhet e bashkuar citojnë: “Këtu po shoh gënjeshtra dhe lajme të rreme, këtu kur nevrikosem me gënjeshtrat, ndërsa këtu kur miqtë fallso vijnë të më flasin dhe unë bëj fytyrën sikur nuk di asgjë”.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera