» Të gjithë do donin të ishin në vendin e saj, Marina Vjollca takon nga afër legjendën e filmave hollivudianë

Të gjithë do donin të ishin në vendin e saj, Marina Vjollca takon nga afër legjendën e filmave hollivudianë

Marina Vjollca prej pak ditësh është larguar në SHBA së bashku me Getoarin. Mund të themi se këto ditë ata i kanë shijuar vërtetë shumë dhe të gjithë do të donin të ishin për pak çaste në vendin e tyre. Marina përpara pak ditësh preku nga afër magjinë e ‘Golden Globes’, duke parë nga afër se çfarë ndodh në eventin më të madh të industrisë së filmit. Por nuk mbaron me kaq, sepse sot ajo ka pasur mundësinë të takojë nga afër një nga aktorët më të njohur në Shqipëri dhe mbarë botën, Antonio Banderas. Ata të dy kanë shkrepur edhe një fotografi bashkë dhe moderatorja shqiptare nuk ka ngurruar të shprehë lumturinë për këtë gjë.

Legjenda e filmave hollivudianë mbetet një nga aktorët më të preferuar, kryesisht të gjinisë femërore, prandaj shumë vajza do të dëshironin që një ditë të kishin fatin e Marinës.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera