» Rama mbi mbylljet e basteve: “Janë mbyllur edhe bastet online, qindra miliona euro nuk hidhet më në llum”

Rama mbi mbylljet e basteve: “Janë mbyllur edhe bastet online, qindra miliona euro nuk hidhet më në llum”

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar kryeministri Edi Rama, i cili ka folur për mbylljen e basteve dhe të kazinove.

“Të gjitha bastet janë mbyllur. Tek tuk ka tentativa të cilat janë identifikuar dhe do t’i mbyllim e ata që i marrin përsipër këto arrestohen dhe paguajnë pasoja të reja. E dyta, online i paligjshëm është i mbyllur dhe lufta me online që lidhet me bastet jo shqiptare është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet, e rëndësishme është që 99.99% të burimeve të parasë nga bastet dhe nga kazinotë elektronike është shteruar. Bëhet fjalë për qindra e qindra miliona euro që hidhet në lum. Nëse më thua që qindra milona euro kanë gjetur kanal tjetër, është e pamundur. Për të luajtur online duhet kartë bankare, duhet regjistrim, pra online është i kufizuar maksimalisht.

“Unë kam njerëz që më dërgojnë skedinat”, tha Çani.

“Po çfarë të them unë tani”, u shpreh Rama.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera