» Dy lëvizje në një ditë, Kamza prezanton portierin dhe largon sulmuesin

Dy lëvizje në një ditë, Kamza prezanton portierin dhe largon sulmuesin

Kamza ka bërë dy lëvizje në merkato gjatë ditës së sotme. Kështu klubi i drejtuar nga trajneri, Ernest Gjoka, ka prezantuar afrimin më të ri në ekip. Bëhet fjalë për Elidon Selaci, portieri që më herët ka luajtur me ekipin kamzali. Selaci ka firmosur një kontratë një vjeçare me klubin e periferisë së kryeqytetit.

Ndërkohë, po gjatë ditës së sotme, Kamza ka bërë edhe një tjetër njoftim. Sulmuesi Ognjen Roloviç është larguar me mirëkuptim nga ekipi i Kamzës. Marrëdhënia e bashkëpunimit është shkëputur gjatë ditës së sotme mes Kamzës dhe Roloviç.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera