» Vrasja e studentes greke, shqiptari akuzohet për vepra të tjera

Vrasja e studentes greke, shqiptari akuzohet për vepra të tjera

Shqiptari i arrestuar për vrasjen e studentes greke në ishullin e Rodosit, akuzohet edhe për vepra të tjera që lidhen me ngacmimin seksual.

Mediat greke shkruajnë se ndaj 19-vjeçarit me origjinë shqiptare, Aleksandër Luca, ka ankesa nga tri vajza, njëra prej të cilave thotë se është abuzuar seksualisht prej tij. Madje, edhe një djalë pretendon se është ngacmuar seksualisht nga 19-vjeçari, i cili thuhet se ka tentuar ta përdhunojë.

Megjithatë, të tria vajzat nuk kanë vazhduar me një padi formale në organet e drejtësisë.

Ndërkohë, 21-vjeçarja Helena Topaloudi nuk ka bërë ankesë për përdhunim në polici, por ajo kërkoi ndihmë nga autoritetet kur dy të rinjtë e kërcënuan se do të publikonin video nga momente private të saj.

I riu shqiptar bashkë me një 21-vjeçar akuzohen për vrasjen barbare të studentes greke, e cila pasi u godit me hekur në kokë u hodh në det e gjallë, ku edhe gjeti vdekjen më pas.


360grade.al


Urrejtje dhe plaçkitje apo përndryshe historia jonë…

Të tjera