» Studentët letër ambasadorëve: Fakultete janë kthyer në kazerma policie, ne nuk tërhiqemi

Studentët letër ambasadorëve: Fakultete janë kthyer në kazerma policie, ne nuk tërhiqemi

“Kërkojmë mbështetjen tuaj pa situata mund të përshkallëzojë në mënyrë të pa parashikueshme edhe të pakontrolluar pasi dhunimi i policisë ka kaluar çdo limit dhe i ka kthyer universitetet në kazerma policie dhe jo në ambiente universitare”.

KJ ëstë një na pikat, që studentët protestues i kanë bërë të ditur ambasadorëve të huaj në Tiranë.

Sipas tyre, “Shprehim dhe një here bindjen e palëkundur se kërkesat tona janë të drejta, ne nuk tërhiqemi, studentët në të gjithë vendin janë  të bashkuar dhe do ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre|”.

Letra e plotë

                                                                                                                        11 Janar 2019, Tiranë

 

Drejtuar:                                        Leyla Moses-Ones

                E Ngarkuar me Punë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës

 

                                                      Luigi Soreca

                              Ambasador i Bashkimit Europian në Shqipëri

                            Trupit Diplomatik të Akredituar në Shqipëri

Të Nderuar Ambasadorë,

Studentët shqiptarë prej 37 ditësh ndodhen në një protestë masive që lidhet me kërkesat e tyre për rritjen e cilësisë së arsimit e cila paraqitet tepër e ulët, tarifat tepër të larta të studimit, përmirësimi i kushteve tepër të rënda të konvikteve të universiteteve, rritjen e përfaqësimit studentor në organet e vendimarrjes së Universitetit, pajisjen me kartën e studentit, dhe sfida të tjera lidhur me jetën studentore në Shqipëri.

Ne nuk duam të besojmë se braktisja e vendit si emigrantë apo azilkërkues është rruga e duhur për një jetë më të mirë, por kërkojmë të ndërtojmë një jetë më të mirë në Shqipëri.

Situata në universitetet shqiptare është shumë shqetësuese dhe tepër e tensionuar.

Studentët i janë drejtuar Kryeministrit për përmbushjen e këtyre kërkesave të cilat janë thjesht dhe vetëm detyrime për tu përmbushur nga ana e qeverisë shqiptare pasi është në detyrën e saj ti krijonte këto kushte minimale bazike për funksionimin e universiteteve.

Aktualisht gjendemi në situatën ku Policia ka pushtuar universitetet, po dhunon në mënyrë të turpshme dhe skandaloze studentët dhe ka krijuar klimën e terrorit brenda ambienteve universitare.

Situata po përshkallëzohet në mënyrë shumë të rrezikshme.

Studentët kanë paraqitur kërkesat e qarta për ndryshimin e situatës shumë të rëndë në universitete dhe kanë paraqitur kërkesa që nuk janë aspak politike.

Kërkojmë mbështetjen tuaj pasi situata mund të pershkallëzojë në mënyrë të paparashikueshme dhe të pakontrolluar pasi dhunimi i policisë ka kaluar çdo limit dhe i ka kthyer universitetet në kazerma policie dhe jo në ambjente universitare.

Ne kemi besim tek ju dhe presim të mbështesni krijimin e një ambjenti demokratik në universitete ashtu siç të rinjtë shqiptarë kërkojnë dhe sipas shembullit të shkëlyqer që ata kanë dhënë me protestat e tyre masive por tërësisht paqësore.

Shprehim dhe njëherë bindjen e palëkundur se kërkesat tona janë të drejta, ne nuk tërhiqemi, studentët në të gjithë vendin janë të bashkuar dhe do ti shkojnë deri në fund kauzës së tyre.

Me respekt,


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera