» Grabitja e armëve në Pashaliman, Manjani thirrje NATO-s: Lëreni Irakun, Afganistanin…

Grabitja e armëve në Pashaliman, Manjani thirrje NATO-s: Lëreni Irakun, Afganistanin…

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Jug të vendit, ku mësohet se është grabitur depoja e armëve në Pashaliman, ku nga raportimet e para thuhet se në këtë bazë ushtarake janë vjedhur armë të llojeve të ndryshme gjatë natës.

Për këtë ka reaguar dhe ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, i cili ironizon strukturat e shtetit, teksa kujton se Shqipëria është anëtare e NATO-s.

Reagimi i Ylli Manjanit

O zyrtarë, anëtarë të NATO-s!
Gjeneralë, ministra e Kryeministër!

Ruani depot e armëve të paktën, pa lëreni informacionin e klasifikuar se nuk ua lë njeri juve në dorë!

Është grabitur një depo në një zonë ushtarake rreptësisht të ndaluar, në Pashaliman!

Ruani Shqipërinë, lëreni Irakun e Afganistanin se nuk jeni për atë punë!

Hiqini ato policë nga universiteti e leshojini të kapin ndonjë hajdut, se latë nam!

Degjenerim i hapur…


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera