LETRA/ Administratori UT-së thërret Policisë: Lutemi për asistencë, situata paraqitet e rënduar - 360 Grade

LETRA/ Administratori UT-së thërret Policisë: Lutemi për asistencë, situata paraqitet e rënduar

Ndërhyrja e Policisë së Shtetit në auditorët e Universitet të Tiranës është bërë pas kërkesës së administratorit të UT, Skerdi Dafa.

Ku  fundit me anë të një letre drejtuar policisë së shtetit i kërkohet ndihmë dhe asistencë uniformave blu për garantimin e rendit dhe sigurisë për vijimin e procesit normal akademik.

Në shkresë thuhet se policia është e nevojshme edhe për ruajtjen nga dëmtimi i ambienteve që kanë bërë disa individë.

“Lutemi asistencën e Policisë së Shtetit, për garantimin e sigurisë dhe rendit publik nëpër auditorët e Fakulteteve të Universitetit të Tiranës. Prezenca e Policisë së shtetit ndihet e nevojshme në kushte kur studentët kanë filluar mësimin normalisht, por nga parashikimi i situatës në terren nga Administratorët e Fakulteteve, rezulton se ka bllokime të vazhdueshme të ambienteve të Fakulteteve.

Vlerësohet se ndodhemi në kushtet kur situata paraqitet e renduar, me pasoja negative dekrete në një numër të konsiderueshëm qytetarësh (personel e studente) dhe prezenca ka si qëllim vendosjen e normalitetit në ambientet e UT-së”, shkruan administratori i UT.

Letra-administarorit te UT-se

Ndërkohë që gjatë ditës së sotme Policia e Shtetit është konfrontuar me disa studentë, madje në disa raste ka ushtruar dhe dhunë ndaj të rinjve që po protestojnë.

polici-kap-per-futi-studentin

studentipolici-kap-per-futi-studentin1

policia rrethon ekonomikun

 


360grade.al


Ujqërit na morrën edhe Luljeta Bozon, thua?…

Të tjera