» Video/Studentët e Shkencave të Natyrës u bashkohen atyre të Juridikut, hapin me forcë portën

Video/Studentët e Shkencave të Natyrës u bashkohen atyre të Juridikut, hapin me forcë portën

Ora 10:51 Tensione te Fakulteti i Juridikut. Studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës kanë hapur portën kryesore mo forcë duke iu bashkuar studentëve të drejtësisë në bojkot.

Në ambjentet e jashtme të Fakultetit të Drejtësisë ka prani të forcave të policisë, por nuk pati ndërhyrje.

Studenti: Do të vendosim drejtësinë në këtë vend.Nuk pranojmë të tallen me ne.Studentët janë paqësorë, vetëm në rast të provokimit dhe ushtrimit të dhunës ndaj nesh do të reagojmë. Nuk mund ti tolerojmë më. Do të vendosim të gjithë bashkë dhe do të dalim në një deklaratë se çfarë do të bëjmë.

Ora 10:43 Me urdhër të Dekanit, Artan Hoxha, sot pezullohet procesi mësimor te Juridiku. Lirohet pjesërisht hyrja për funksionarët e Universitetit. Protesta vazhdon dhe në fundjavë, ku do përcaktohet vazhdimësia.

Ora 10:04 Dekanati i Juridikut pranon katër kërkesat e studentëve

09:20 Studentët mbyllin derën me karrige, jemi dhunuar e kërcënuar

Ora 08:20 Studentët e Juridikut të ngujuar prej mëngjesit të djeshëm në Fakultet e kanë nisur aksionin sot herët në mëngjes për zhvendosjen e karrigeve dhe bankave në hyrjen e Fakultetit. Kjo ka sjellë tensione dhe përplasje mes tyre dhe policëve privatë që gjenden në godinë. Videot i siguroi gazetari i Ora News, Xhoi Malësia.

Ora 07:00 Policia private ndërhyri gjatë mesnatës te Juridiku

Në mesnatë policia private ka ndërhyrë tek Juridiku duke nxjerrë jashtë karriget dhe bankat që studentët i kishin vendosur si barrikadë për të bllokuar hyrjen.

“Ky është fundi i demokracisë, ne po bojkotojmë pa prishur asgjë. Do  të vazhdojmë të qëndrojmë këtu, Policia të tërhiqet .Ky është terrori i Edi Ramës. Kryeministri do na ketë këtu dhe në shtëpinë e vet.Roja bashkë me punonjës policie është futur brenda Fakultetit pa na dhënë asnjë shpjegim. Policia e Shtetit kur bën kontroll në orën 01:00 duhet të ketë një mandat. Poshtë diktatura!Mos guxoni të prekni njeri me dorë”janë shprehur studentët.

/Ora News.tv/

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit: “Rama, grusht Shteti?!”

Të tjera