» Edmond Panariti: Varfëria, ky turp kombëtar!

Edmond Panariti: Varfëria, ky turp kombëtar!

Çfarë duhet bere menjehere?Së pari ku ndodhemi ?

Nëse ne shkalle globale, varferia shënon minimumin e saj historik me 10% te popullates së planetit. Te ne, sipas Bankes Boterore 35 % e popullates është e varfer, prej tyre 6% ndodhet në varferi ekstreme. Këto shifra as që mund të imagjinohen për një vend Evropian!

Simboli i varferise është keq ushqyerja, për të mos perdorur termin “uri” që do ta pershkruante atë në mënyrë me realiste. Shtresat më të prekura jane  më të pamundurit dhe të pafuqishmit, posacerisht femijet dhe të moshuarit. Per shkak të mangesive në ushqim, rreth 20% e femijeve tanë, janë me zhvillim fizik të cunguar (stunting), ndersa 18 % janë mbipeshe (obeze) sipas Bankes Boterore dhe Unicef. Tek të moshuarit është dhe më keq… Keto shifra nuk ndeshen kund në Evrope! Çfarë do te bejme? Do të vazhdojmë të kendojme “elegjine” e deshtimit të politikave sociale, mungeses të investimeve, rritjes së të ardhurave dhe hapjes se vendeve të punës?! Jo, duhet vepruar menjehere për të ndaluar dhimbjen e skamjes. E më pas te punohet per zbutjen e saj. Për këtë propozoj të vihet ne zbatim menjehere programi i ndihmes shtese ushqimore për  të varferit e Shqiperise. Sepse  e ben këtë Amerika, me programin SNAP, (Supplementary Nutrition Application Program) për të gjithë të pamundurit e saj, sepse këtë e ben shteti i pasur i New York-ut për familjet me të ardhura të pamjaftueshme,të cilat të krahasuar me të varferit tanë janë të pasur. Keto familje në Amerike, pajisen me “Food Stamps” tallona ushqimore me nje vlere të caktuar, me te cilat ato blejne ne markete, ushqim të mjaftueshem. Prandaj te pajisen urgjentisht çdo muaj të gjitha familjet tona që vegjetojne me 250 leke te rinj të ardhura per fryme ne dite, me tallona ushqimi për ushqimet baze të shportes (Miell, oriz, vaj, sheqer. veze, qumesht etj). Me to, në marketet ushqimore të percaktuara ato do te furnizohen me ushqimet bazë. Të hiqet 20% TVSH per prodhimet ushqimore të shportes , një premtim ky i pa mbajtur qeveritar. Të varferit tanë nuk ngopen me supa bamiresie dhe as me darovitje festash te fundvitit. Ata kerkojne mbështetje të vazhdueshme. Nese nuk e beni këtë , ju nuk jeni me ta por kunder tyre!


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera