» FOTOT/Nuk qëndron dot në këmbë, Bruce Willis tap, “përshëndet” me gishtin e mesit …

FOTOT/Nuk qëndron dot në këmbë, Bruce Willis tap, “përshëndet” me gishtin e mesit …

Festimet e Vitit të Ri tashmë mund të kenë kaluar, por legjenda e Hollivudit Bruce Willis ka patur edhe një natë të paharrueshme jashtë, për të festuar 2019.

Ylli 63-vjeçar I “Die Hard” u pa paksa i pasigurt në këmbët e tij pas një party ku mesa duket e ka “ngritur bërrylin” pak si tepër,  në Klubin e Anëtarëve të Annabel në Londër.

 

Bruce mund të jetë i njohur për rolet e tij të vështira, por ai dukej qartë  në gjëndje të dehur, ndërsa “përshëndti” me  gishtin e mesit ata që e panë në daljen e tij të padenjë nga lokali I famshëm I VIP- ave.

Legjenda e Hollivudit mezi qëndronte në këmbë dhe ndihmua nga bodigardët e klubit, pasi ishte gati të rrëzohej kur doli nga lokali. Një nga ekipi i tij mbante yllin e “Sixth Sense” nga krahu, nga frika se nuk mund të qëndronte në këmbët e tij.

I veshur elegant me një këmishë blu dhe pantallona të zeza, Bruce dukej sikur kishte shijuar një sherry ose dy në eventin ku ishte ftuar në Londër, shkruan Mirror.

 

Ndërsa numëronte hapat e rënda gur, jashtë klubit, të gjithë të pranishmit mendojnë se Bruce është kthyer në një pijanec i keq.

 

Me ekipin e tij të sigurisë që e ndihmonte të hipte në makinë dhe më pas drejt e në shtëpi, Bruce u ul në pjesën e prapme të automjetit me një fytyrë të ngrysur. Ndoshta prezenca e fotografëve nuk I ka pëqyer aktorit, I cili ngriti gishtin e tij të mesëm drejt publikut.

Babai i pesë fëmijëve, dukej se ishte pa gruan e tij malteze, Emma Heming, me të cilën ai u martua në vitin 2009, pasi e takoi atë në një palestër dy vjet më parë.

Ata kanë dy vajza, Evelyn Penn Willis, katër vjeçe dhe Mabel Ray Willis, gjashtë vjeçe, ndërsa Bruce gjithashtu ka Rumer, 30, Scout, 27, dhe Tallulah, 24 vjeçe, me aktoren Demi Moore, me të cilën ai ka pasur një martesë 13-vjeçare deri në  2000./360grade.al


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Të tjera