» I dhuroi fitoren kundër Chelsea-t, Pochettino: Nuk fitohet kështu

I dhuroi fitoren kundër Chelsea-t, Pochettino: Nuk fitohet kështu

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, ka folur për “Sky SPorts” pas fitores 1-0 të marrë kundër Chelsea-t në gjysmëfinalen e parë të Carabao Cup. Një fitore që ka ardhur me një penallti të Kane të akorduar nga arbitri pas ndërhyrjes së VAR.

“Nuk më pëlqen VAR”, ka thënë Pochettino. “Këtë herë ne përfituam, por pasi kam parë Kupën e Botës dhe një kampionat si La Liga, kam vënë re se askush nuk është i kënaqur nga përdorimi i kësaj teknologjie”.

“Më vjen mirë që kemi përfituar, por nuk më pëlqen të fitoj një ndeshje në këtë mënyrë. Më pëlqen teknologjia, por jo kur përdoret në këtë mënyrë. Jam pro saj, sepse nuk mund të ndalësh evoluimin, por duhet të presim shumë që të merret një vendim dhe rregullat nuk janë të qarta”, ka përfunduar Pochettino.


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Të tjera