» Juventus tenton goditjen dyshe në merkato, pritet zyrtarizimi

Juventus tenton goditjen dyshe në merkato, pritet zyrtarizimi

Njëri mesfushorë dhe tjetri mbrojtës, “Juventus” po tenton të realizojë një goditje dyshe në merkato.

I pari është Uellsiani, Aaron Ramsey, që luan për “Arsenal”. Mesfushori 28-vjeçar ka një kontratë që i përfundon në qershorin e ardhshëm, por duke parë dëmtimin e Cuadrados, i cili do të mungojë deri në mars, Drejtori i Përgjithshëm i bardhezinjëve, Fabio Paratiçi po tenton ta sigurojë futbollistin që në merkaton e janarit. “Kontaktet janë të vazhdueshme”, shkruan “Tuttosport”. “Problemi qëndron te vlerësimi i lojtarit, pasi “Arsenal” kërkon një shumë tepër të madhe për të lënë të lirë mesfushorin, teksa drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk janë të gatshëm të japin para për të marrë futbollistin, kjo edhe për shkak se kontrata e tij skadon në qershor dhe do ishte jo e udhës të shpenzohenin para në këtë drejtim”, vijon shkrimi te “Tuttosport”.

Ramsey është një organizatorë i mirëfillt, por ndryshe nga lojtarë si Pirlo e Pjaniç, ai sakrifikon edhe në fazën mbrojtëse për skuadrën. Shënon shumë dhe momentalisht edhe pse është aktivizuar në tetë sfida, numëron 6 asist dhe ka shënuar 2 gola. Ndërsa në Europa Liga ka shënuar 1 gol në tre ndeshje të luajtura prej tij. Vlera e tij në merkato është 45 milionë euro, ndërsa luan që prej vitit 2008 te lodinezët e “Arsenal”.

Romero. Mbrojtësi Argjentinas i Genovas në Seria A, duket se është zgjedhja kryesore e “Juventusit” për të rinuar repartin difensivë. Barzalji është në sezonin e tij të fundit, Kjelini ka një moshë tashmë të madhe, 35 vjeç, ndërsa Benathia nuk është tepër i lumtur, pasi tekniku Massimiliano Allegri nuk beson tepër të marokeni, duke e aktivizuar shumë pak. Prandaj dhe Drejtori Sportivë i “Juventusit”,  Fabio Paratiçi dhe tekniku Allegri kanë vlerësuar se Romero është zgjedhja kryesore për të rinuar mbrojtjen. Diskutime mes drejtuesve të kuqebluve dhe bardhezinjve ka pasur dhe lojtari ka shprehur gatishmërinë për të veshur fanellën bardhezi. “Romero është vetë 21, por ka një pjekur si pak të tjetër. Është shtatlartë dhe mjaft agresivë në markaturë”, shkruan “Gazzetta Dello Sport” .

“Presidenti  i Genovas, Enrico Prezziosi e vlerëson lojtarin mes 20-25 milionë euro, ndërsa e ka blerë vetëm 1.5 milionë euro. Nga krahu tjetër , Paratiçi shpreson që në tratativë të fusi edhe Sturaron, për ta ulur pak çmimin. Mes palëve  ka dakordësi të plotë, por po punohet për detajet e fundit për ta veshur bardhezi argjentinasin Romero. Gjithësesi për 21 vjeçarin transferimi nuk do jetë më afër se qershori i ardhshëm”, shkruan “Gazzetta Dello Sport”

 


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/Ja përse do ta kërkojmë Ramën, kur të mos jetë…

Të tjera