» Foto/ Me mijëra qytetarë protestojnë sonte në Beograd

Foto/ Me mijëra qytetarë protestojnë sonte në Beograd

Mijëra protestues kanë dalë rrugëve të Beogradit dhe po mblidhen pranë ndërtesës së Kuvendit të Serbisë dhe selisë së Presidentit të Serbisë, Alkesandar Vuçiç.
Protestuesit në krye me aktorin, Tihomir Staniç dhe akademikun Dushan Teodoroviç kryesojnë protestuesit me një pankartë ku shkruan “Stop kamishave të përgjakshme”.

Derisa rrugët kryesore janë bllokuar disa qytetar kanë veshur jelek të verdhë ndërsa ata i shoqëron një kamion me altoparlantë.

Mediat serbe raportojnë se deri tani nuk është shënuar asnjë incident.

E në mesin e protestuesve kanë dal edhe përfaqësuesit e partive opozitare serbe si: Vuk Jeremiç, Dragan Djilas, Borko Stefanoviq, Janko Veselinoviç, Milos Jovanoviç, Bosko Obradoviç.

Qytetarët e Serbisë janë të pakënaqur me qeverinë aktuale dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera