» S’fitoi “Topin e Artë”, Ronaldo do marrë trofeun e parë me Juventusin

S’fitoi “Topin e Artë”, Ronaldo do marrë trofeun e parë me Juventusin

Statistikat, paraqitjet fantastike, golat, asistet janë disa prej elementeve që tifozët e kampionatit italian  të zgjedhin Cristiano Ronaldon si lojtarin më të mirë të muajit nëntor në Seria A.

Në 14 javë kampionat, ylli portugez ka arritur të tundë portën kundërshtare 10 herë, duke marrë komandën për golashënuesin më të mirë, pasi në ndryshim me sezonin e fundit me Real Madrid, luzitanit iu deshën 23 ndeshje për të shënuar këtë sasi golash. Me këtë numër golash, në kaq javë në Seria A e ka arritur vetëm John Charles në edicionin  1957-‘58.

Gjithsesi përveç 10 golave, Ronaldo gjithashtu ka dhënë pesë asiste, si dhe 99 gjuajtje drejt portës (i dyti në këtë renditje është Lorenzo Insigne me 61 në total.

Para se të zhvillohet ndeshja e së premtes Juventus-Inter, luzitani do të marrë këtë çmim që edhe pse nuk është “Topi i Artë”, do të mbahet mend gjatë në memorien e tij, pasi është trofeu i parë individual me Juventusin.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera