» Sonte në “360 Gradë”: Vrasjet në Greqi, rastësi apo hakmarrje për Kacifas?

Sonte në “360 Gradë”: Vrasjet në Greqi, rastësi apo hakmarrje për Kacifas?

Vrasjet misterioze të shqiptarëve ditët e fundit në Greqi, a janë një hakmarrje për ngjarjen e ndodhur në Bularat (Gjirokastër) para 40 ditëve, ku u vra nga policia shqiptare, i riu grekë, Kostnadin Kacifas?

Pikërisht duke u nisur nga kjo pyetje do të ndërtohet dhe debati i mbrëmje së sotme në emisionin 360gare të gaztarit Artur ZHEJI.

Me gjashtë të ftuar dhe dy lidhje të drejt për drejta, pritet që gjatë emisionit debati të jetë i zjarrtë. Ministri i Jashtëm shqiptar, dërgon notë zyrtare Athinës, duke theksuar shqetësimin për 4 vrasje apo vdekje misteroze shqiptarësh vetëm brenda 2 javësh në Republikën fqinje. Është e sigurtë jeta e shqiptarëve në Greqi?

A e kontrollon dot Agimin e Artë qeveria Greke dhe a ka një qëndrim zyrtar për këtë?
Cila do të jetë e ardhmja e të dy Vëndeve në këtë optikë të sotme?
Është dobësia e shtetit shqiptar, që bën të mundur arbitraritetin për shqiptarët e zhdukur apo të vrarë në mënyrë misterioze?

Na ndiqni mbrëmjen e sotme në Rtv Oranews, www.360grade.al, ose në facebook dhe youtube

Të ftuar:

1. Koço Danaj
2. Fatos Klosi
3. Bejdo Malo
4. Aulon Kalaja
5. Laert Vasili
6. Mentor Kikia
7. Arben Llalla
8. Florian Nova


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera