» Protesta të tjera në vazhdim/ Paralajmërojnë infermierët : Presim deri më datë 25, ja kërkesat

Protesta të tjera në vazhdim/ Paralajmërojnë infermierët : Presim deri më datë 25, ja kërkesat

Ndërkohë që nesër pritet një tjetër protestë e fuqishme nga ana e studentëve për plotësimin e kërkesave të tyre, qeveria mund të përballet me një tjetër reagim.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale ‘Shoqata e Infermierëvë të Shqipërisë’ ka njoftuar se nëse deri më datë 25 infermierëvë nuk u rritet paga siç u është premtuar, edhe ata do të dalin në protestë dhe do të bojkotojnë dhe punën.

Ndërkohë kanë renditur dhe kërkesat e tyre ku përfshihen kushte më të mira pune, siguri, vlerësim të punës së infermierit, e tjerë.

Njoftimi i plotë:

Deri me daten 25 nese Infermieret ne te gjithe vendin marin shperblim dhe nuk mbahet premtimi per rritje page do ngrihen ne protesta deri ne bojkot te Pune’s deri sa ta kuptojne vleren qe kane Infermieret.

Te gjithe bashke mund te arrijme ne ate kauz qe te gjithe duam.

Kushte pune me te mira

Paga me te larta

Shperblim per fundvitin

Siguri ne pune

Vleresim te punes dhe figures se Infermierit

Verifikim te dosjeve te cdo infermieri qe ata pa diplome e pa license te largohen e te punesohen ata qe e meritojne

Largimin e frymes se presionit dhe politizimit te profesionit te Infermiereve

Keto e shume kerkesa qe kane Infermieret do parashtrohen ne ngritjen e te gjithe Infermiereve ne vend nese Qeveri qe eshte dhe cdo Qeveri nuk reagon per kete kategori punonjesish.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera