» Flet agjenti i Hysajt: Kuqeziu te Chelsea? Asgjë nuk është ë pamundur

Flet agjenti i Hysajt: Kuqeziu te Chelsea? Asgjë nuk është ë pamundur

Mario Giuffredi, agjenti i Elseid Hysaj ka paralajmëruar një transferim të mundshëm të mbrojtësit të kombëtares shqiptare te Chelsea në merkaton e janarit.

Në një intervistë për Radio “Crc”, menaxheri i shkodranit ka deklaruar se Maurizio Sarri e dëshiron në skuadër 24-vjeçarin dhe gjasat që lojtari të largohet nga Napoli janë të mëdha, pasi me ardhjen e Carlo Ancelottit Hysaj nuk po merr shumë minuta në dispozicion, ndaj zërat për një transferim të tillë janë shtuar.

“Ato që janë shkruar në media nuk janë për t’u përjashtuar. Mesa di unë në krahun e djathtë të mbrojtjes te Chelsea, Zappacosta nuk preferohet nga Sarri i cili në atë rol po kërkon një tjetër futbollist. Hysaj te Chelsea? Nuk mund të flas me siguri por në futboll gjithçka mund të ndodhë”, deklaroi Giuffredi. Kujtojmë që Hysaj ka një klauzolë 50 milionë euro dhe cilado skuadër që e paguan atë mund të përfitojë shërbimet e tij.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera