» Pse nuk duhet t’i hidhni qeset e “Silica Gel”

Pse nuk duhet t’i hidhni qeset e “Silica Gel”

Të gjithë e dimë se çfarë janë këto që shohim në foto ! Qeset e Silicës janë kudo kur blen diçka të re. Sapo i shohim gjëja e parë që bëjmë është t’i hedhim, ato s’na duhen më !!! Por jo, e keni gabim, qeset e Silica-ve mund të jenë mjaft të dobishme. Ato janë të mbushura me dioksid silikoni, por nuk janë toksike për çdo përdorim. Living do të rendisë disa mundësi ku mund të përdoren qeset e Silicës.

Përdorini ato për të thithur lagështinë  në çantën e palestër
Qeset do të thithin lagështinë shtesë që mund të shkaktojë një erë  vërtetë të  keqe. Për më tepër, ato do të parandalojnë  bakteret  në mjediset me lagështirë.

Vendosini mes peshqirëve
Peshqirët tuaj nuk do të mbajnë me lagështirë dhe erë të pakëndëshme kurrë përsëri.
Ruaj telefonin
Nëse telefoni juaj laget, një tas me oriz është mjaft efektiv për të larguar lagështinë nga celulari juaj, por për t’u provuar mbetet dhe nje tas me qese silice.
Parandalon avullin në xhamin e makinave
Moti me lagështirë shkakton shumë probleme. Një nga ato është avulli në xhamat e makinave. Ju duhet të presni deri sa pamja të bëhet e  qartë, por një mënyrë për të parandaluar janë çanta silicë. Vendos disa të tilla nën xham nga brenda dhe ky problem do të zhduket.
Ruan fotografitë e vjetra
Fotot e vjetra prishen me kalimin e kohës. Kjo nuk është një gjë e mirë sepse  janë e vetmja lidhje që ju keni me të kaluarën. Këtë gjë e zgjidhin përsëri qeset e lartpërmendura. Mesa duket qeset e SIlicit nuk gjendet kot në paketimin e produkteve të ndryshme. Ato e kanë funksionin e tyre, madje jo vetëm një.


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera