» Inzaghi: Jam i qetë, klubi më beson mua

Inzaghi: Jam i qetë, klubi më beson mua

Trajneri i Bolognas Filippo Inzaghi insiston se nuk ka frikë nga shkarkimi, pasi thotë se skuadra dhe klubi i beson atij.

Bologna ka marrë vetëm dy fitore në 13 ndeshjet e Serie A-së, dhe është raportuar se ndeshja ndaj Sampdorias do të jetë vendimtare për Inzaghin.

“Jam duke e përjetuar këtë situatë me qetësi”, ka thënë legjenda e Milanit.

“Klubi dhe skuadra më besojnë mua. Pozita e trajnerit gjithmonë të vë në rrezik, mirëpo unë kam besimin nga të gjithë”.

Skuadra e Inzaghi pozicionohet në vendin e 18-të me 11 pikë, vend ky që të largon nga Serie A


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ 30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera