» Bitcoin zhytet me kokë, kriptovaluta zbret në 4000 dollarë: humbet -70% nga janari

Bitcoin zhytet me kokë, kriptovaluta zbret në 4000 dollarë: humbet -70% nga janari

Kolaps për të gjitha monedhat dixhitale: humbjet me dy shifra në 24 orët e fundit. Peshon edhe rregullimi i rreptë i Sec.

 

Rënia e Bitcoin dhe e të gjitha kriptovalutave kryesore nuk ndalet. Pas thyerjes së pragut prej $ 5,000 dje, në mëngjes monedha dixhitale preku $ 4213, duke kapur minimumin qe prej shtatorit 2017, duke humbur më shumë se 15 pikë gjatë 24 orëve të fundit. Nuk është situatë më e mirë edhe për monedhat e tjera. Në pasivitet shumë të rëndë është gjithashtu edhe Ethereum, i cili shkon drejt 120 dollarë me një ulje ditore prej 20%, analizon La Repubblica.it.

Bitcoin a picco, la criptovaluta verso i 4000 dollari: -70% da gennaio

 

Shitja masive që filloi javën e kaluar, pasi prej shumë muaj Bitcoin kishte mbetur substancialisht e qëndrueshme në një sërë lëkundjesh midis 6000 dhe 7000 dollarë, është edhe më e dukshme nëse shikoni të dhënat nga fillimi i vitit. Kriptovaluta kryesore, pas majave të dhjetorit 2017, më 1 janar 2018 ishte me vlerë rreth 15 mijë dollarë, sot ajo ka humbur rreth 70% të vlerës së saj. Ethereumi, i cili kishte thyer me 1000 euro, u zhvlerësua me 85%.

Disa shpjegime të mundshme pas nxitimit për të shitur. Sipas disa vëzhguesve, ajo që peshon  është ndarja e ‘Bitcoin Cash, klon i Bitcoin origjinal, mes krijuesve dhe zoteruesve, të cilët kanë dështuar të arrijnë një marrëveshje mbi të ardhmen e tij, duke shkaktuar një çarje të Bitcoin, duke nxitur keshtu frikën për mundësinë e ndarjeve të mëtejshme midis kripto-monedhave dhe rrjedhimisht në vlerën e tyre. Për më tepër, Sec njoftoi të premten penalitetet e para civile kundër dy korporatave të kiriptovalutave, të cilat nuk kishin regjistruar si siguri, dmth njëlloj si titujt aksioner, Ico –t e tyre, Coin Offering fillestare me të cilat janë “lëshuar” monedhat e reja. Airfox dhe Paragon Coin inc, dy kompanitë e sanksionuara, secili do të duhet të paguajë 250,000 dollarë në gjoba për të kompensuar investitorët dhe janë detyruar të regjistrojnë valutat si tituj./360grade.al


360grade.al


Ato që ju dhanë Ramës me të tepërt, po i hiqen sot, një e nga një…

Të tjera