» Letra e 1912/ Austria ultimatum Italisë: Të mos preket Shqipëria, ndryshe…

Letra e 1912/ Austria ultimatum Italisë: Të mos preket Shqipëria, ndryshe…

Aurenc Bebja/ “Te mos preket Shqiperia”. Ky ka qene nje nga mesazhet e prera qe qeveria austriake i ka kerkuar asaj italiane ne nentorin e 1912.

Permes nje letre qe ka gjetur pasqyrtim ne shtypin francez te kohes, Austria kercenonte se nese nuk respektohej marreveshja ishte e gatshme te nderhynte per mbrojtjen e Shqiperise. 1

Gazeta franceze “Le Petit Troyen” ka botuar, të martën e 26 nëntorit 1912, në ballinë, reagimin e qeverisë austriake ndaj asaj italiane në lidhje me mbrojtjen e çështjes shqiptare.

 Çështja shqiptare

 Romë, 25 Nëntor. – Na sigurojnë se konti Berchtold (Ministër i Jashtëm i Austro – Hungarisë) i ka bërë të ditur të shtunën e kaluar Kabinetit italian se Qeveria austriake ishte gjithmonë e vendosur të respektojë marrëveshjen e 1897, me anë të cilës Austria dhe Italia, duke trajtuar çështjen shqiptare, angazhoheshin reciprokisht që të mos ndërrmernin kurrë hapa për të pushtuar territorin e Shqipërisë duke respektuar kështu parimin e statu quo, dhe në rast të fundit, atë të autonomisë shqiptare.

Duke komunikuar synimin e tij Italisë, Qeveria austriake shtoi se ishte e gatshme të përdorte të gjitha mjetet në dispozicion për të parandaluar çdo sulm ndaj parimit të pavarësisë së Shqipërisë.

burimi :https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-troyen-26-nentor-1912-qeveria-austriake-ndaj-asaj-italiane-te-mos-preket-shqiperia-te-respektojme-marreveshjen-e-1897/


360grade.al


30 Qershor? “Të gjitha pushtetet sovjetëve…”

Të tjera