» Zbulohen të ftuarit e debatit të Zhejit, sonte në 360grade…

Zbulohen të ftuarit e debatit të Zhejit, sonte në 360grade…

Gazetari Artur Zheji fillon emisioni e tij 360grade, sot e Hënë 17 Shtator, në orën 21.00, në Ora News.
Zheji do të jetë live, çdo të hënë dhe çdo të Enjte, ora 21.00

Tema e sotme: Apo ballkanizohet Ballkani? Apo fryjnë erëra luftrash të reja

a. Asnjë lajm nga “Marrëveshja e Detit dhe për marrëveshjen e re të përgjithshme me Greqinë. Pse? U bë një kohë e gjatë që deklaratat përgënjeshtrojnë njera tjetrën, në lidhje me negociatat për marrëveshjen e re midis dy vëndeve. Madje pati edhe këngë e valle vëllazëruese, në Kretë dhe në Korçë, ndërmjet dy delegacioneve. Pastaj një stopim të menjehershëm. Çfarë po ndodh? Nga se u trembën palët ?
b. Kush saboton dhe kush përfiton nga marrëdhëniet e tendosura Shqipëri-Greqi dhe kush është pala e tretë që Arbitron këto marrëdhënie?
c. Si shpegohet shpërthimi i Thaçit për ndryshimet e kufinjve të Kosovës, çfarë vlon në të vërtetë dhe nuk thuhet në Ballkan?
d. Referendumi në Maqedoni, për ndrrimin e emrit të këtij shteti, kush fiton dhe kush humbet?

Të ftuar në Studio:

1. Spartak Ngjela
2. Panajot Barka
3. Elena Kocaqi
4. Agim Nesho
5. Sazan Guri


360grade.al


Zheji: “E dashur Rea, je adresuar gabim, mos lejo të të bëjnë pjesë të lojës politike! …”

Të tjera