» A flet shqip djali i Lorik Canës? Gruaja italiane e futbollistit dha përgjigjen që s’e mendonim

A flet shqip djali i Lorik Canës? Gruaja italiane e futbollistit dha përgjigjen që s’e mendonim

Në qershor të 2014-s, Lorik Cana i dha fund beqarisë duke u martuar me arkitekten italiane Monica, me të cilën një vit më vonë mirëpriti fëmijën e tij të parë, Boiken.

Gjatë këtyre katër viteve, Monica duket se është përkushtuar shumë për të mësuar shqip.

E pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram nëse ka mësuar të flasë shqip, Monica shkruan:

“Është një gjuhë e vështirë, por po e provoj… Asgjë nuk është e pamundur”.

Një tjetër ndjekës e pyet se, çfarë fjalësh di ajo shqip.

“Shumë fjalë, por e preferuara është “xixëllonja”, shkruan bashkëshortja e Lorik Canës.

Por një nga pyetjet që mund ta keni menduar, duke marrë parasysh patriotizmin e Canës, është nëse edhe djali i tyre flet gjuhën tonë.

“Boiken flet italisht me mua, shqip me të atin dhe frëngjisht me të dy”, tregon Monica Cana.


360grade.al


Boll Hashim me intervista, Ramush Haradinaj ka të drejtë!

Të tjera