» Shkarkohet kreu i hipotekës në Vlorë, kush e zëvendëson. Zbardhet arsyeja

Shkarkohet kreu i hipotekës në Vlorë, kush e zëvendëson. Zbardhet arsyeja

Është shkarkuar nga detyra që mbante kreu i ZVRPP Vlorë Sokol Bana. Bana i zgjedhur nga radhët e Partisë Socialiste është shkarkuar vetëm pas disa muajsh të marrjes së detyrës.

Shkarkimi ka ardhur për shkak të performancës së dobët të institucionit. Ka qenë urdhëri i kryeministrit Rama për shkarkimin e tij. Në vend të Banës, në krye të hipotekës është emëruar Klodian Troci.

Duhet thënë se që prej marrjes së timonit të vetëm, institucioni i hipotekës ka njohur ndryshimet më të mëdha, sidomos në rrethe.

Nëse dikur Rama bënte përgjegjës aleatët e tij në koalicion, se përmes drejtuesve të tyre po kryenin akte korrupsioni, sot që ka drejtimin i vetëm, nuk dihet se kujt do tia lërë përgjegjësinë për dështimin./fweb/


360grade.al


Videoeditoriali i Zhejit/ Çfarë e nervozon Ramën? Çfarë e tremb?!

Të tjera