» Kupën e Botës deri më sot e kanë fituar vetëm 8 shtete, Hollanda kombëtare dramatike

Kupën e Botës deri më sot e kanë fituar vetëm 8 shtete, Hollanda kombëtare dramatike

Organizimin më të rëndësishëm në botë për futboll – FIFA Kupën e Botës, deri më tani e kanë fituar vetëm 8 shtete të ndryshme që nga viti 1930 kur është organizuar për herë të parë.

Kampionati Botëror i cili deri më tani është mbajtur 20 herë mes viteve 1930 dhe 2014, me përjashtim Luftën e Dytë Botërore, 5 herë është fituar nga Brazili, ndërsa Italia dhe Gjermania nga 4 herë ia kanë arritur qëllimit.

Argjentina dhe Uruguaji nga dy herë e kanë fituar Kupën e Botës ndërsa Anglia, Franca dhe Spanja nga një herë arritën të fitojnë.

Kupën deri më tani e kanë fituar 5 shtete nga Evropa, 3 nga Amerika e Jugut, ndërsa nga kontinentet tjera nuk patur fitues.

Në botëroret, Uruguaji, Anglia dhe Spanja duke fituar ndeshjet e finales, ishin shtetet të cila arritën deri tek kupa.

Uruguaj deri më tani dy herë arriti deri në finale në të cilat e fitoi kampionatin ndërsa Anglia dhe Spanja luajtën nga një finale të cilat arritën të bëhen kampione.

Kombëtarja më dramatike e botëroreve është Holanda.

“Portokallinjtë” deri më tani në historinë e botërorit arritën 3 herë në finale por nuk ia arritën qëllimit.

Në vitin 1974 në finale humbën kundër Gjermanisë Perëndimore, organizatore e kampionatit, ndërsa në vitin 1978 gjithashtu humbi nga Argjentina. Holanda për herë të fundit humbi finalen në vitin 2010 që u organizua në Afrikën e Jugut kundër Spanjës në minutat shtesë.

Çekosllovakia dhe Hungaria ishin gjithashtu dy kombëtare të cilat kanë luajtur në finale por nuk kanë arritur të fitojnë Kupën e Botës në historinë e tyre.

Ndërkohë edhe Suedia si organizatore e Botërorit në vitin 1958 arriti deri në finale por humbi kundrejt Brazilit.

Kombëtaret që kanë arritur më së shumti deri në finale janë Brazili dhe Gjermania.

Gjermania 8, Brazili 7 herë u bënë finalistë, ndërsa Italia 6 dhe Argjentina 5 herë.

Edhe pse Gjermania dhe Brazili janë kombëtare me shumë finale, për herë të parë u përballën në finale vetëm në Kampionatin Botëror të vitit 2002 që u organizua në Korenë e Jugut dhe Japoni. Këtë ndeshje Brazili e fitoi me rezultatin 2-0.


360grade.al


Përkulja e KM-së para Trump, nevoja për një foto për turmat shqiptare…

Të tjera