» De Biazi: Argjentina fiton Botërorin nëse “kopjon” Shqipërinë time…

De Biazi: Argjentina fiton Botërorin nëse “kopjon” Shqipërinë time…

Xhani De Biazi, ish-trajneri i Kombëtares së Shqipërisë, ka folur për mediat italiane, duke bërë një koment për këtë Kupë Bote, dhe ndër të tjera, nuk ka harruar pa përmendur edhe Shqipërinë. Italiani foli gjithashtu edhe për të ardhmen, ku tha se është pranë marrjes së një ekipi kombëtar i cili gjendet në Botëror.

De-Biasi

Favoritët e Botërorit – Unë mendoj se tre janë pretendentët. Brazili, Gjermani, gjithashtu edhe Spanja, pavarësisht ndodhive të fundit. Janë kombëtaret më të kompletuara.

Botëror pa surpriza? – Jo, mendoj se edhe Franca e Belgjika mund të jenë surpriza. Veçanërisht Belgjika, e cila nëse do të rregullojë problemet e viteve të fundit, do i hapë punë çdo ekipi.

Europiani i fundit – Unë mendoj se bazë mbeten njerëzit. Mes Italisë dhe Shqipërisë kishte ndryshime të mëdha, dhe rezultatet e shfaqnin këtë gjë. Unë jam krenar për atë që kam bërë tek Shqipëria, dhe them se nëse Argjentina sillet si një ekip kompakt këtë edicion, mund të shpallet fituese.

E ardhmja – Do më pëlqente të kthehesha të isha trajner. Për momentin ka diçka që po zihet. Ku? Duhet të prisni sa të përfundojë Botërori. Ajo kombëtare gjendet në Rusi..


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera