» Ibrahimovic bën deklaratën e çuditshme: “Më jep një pasaportë dhe luaj për Brazilin…!”

Ibrahimovic bën deklaratën e çuditshme: “Më jep një pasaportë dhe luaj për Brazilin…!”

Zlatan Ibrahimovic u prezantua në Rusi me sponsorin e tij ‘Visa’ në bordin e një autobusi gjigant ku shfaqet imazhi i tij dhe i një luani. Një mbërritje fiks në stilin e plotë të Zlatan. Për suedezin ishte edhe një rast për të folur në lidhje me Botërorin.

“Gjermanët janë një makineri, punojnë gjithmonë mirë, prandaj do të jetë e vështirë për Suedinë, por nëse duhet të zgjedh një skuadër për të parë, është Brazili. Mendoj se janë ata që mund të bëjnë gjëra të ndryshme në këtë Kupë Bote. Në këtë moment nuk mendoj se do të shoh ndeshjet e Suedisë, jam në Botëror me këtë ekip… Më jep një pasaportë dhe luaj për Brazilin”, deklaroi Ibra, si një tifoz i zjarrtë brazilian.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera