» Zbulohen detajet: Trupa e “Apartamentit 2XL” sposton “Xing me Ermalin”

Zbulohen detajet: Trupa e “Apartamentit 2XL” sposton “Xing me Ermalin”

Sezoni i ri televiziv që do të nisë në shtator pritet të jetë i mbushur me shumë risi. Që tani kanë filluar lëvizjet nga njëri televizion tek tjetri, por televizioni më i përfolur ditët e fundit është “Tv Klan”.

Sipas një burimi për “Blitz.al” edhe programi “Xing me Ermalin” do të ketë ndryshime përsa i përket orarit të transmetimit. Ai nuk do të transmetohet më në orarin “prime time”, në orën 21:00 të shtunave, pasi vendin e tij do ta zërë një projekt i ri.

Në këtë orar do të transmetohet emisionin “Apartamenti 2XL”, i cili tashmë do të quhet “Duplex”. Ai do të transmetohet në “Tv Klan” të shtunave nga ora 20:00 deri në orë 22:00. Në këtë mënyrë emisionin “Xing me Ermalin” do të spostohet në një orar tjetër, ose mbase edhe në një ditë tjetër.

Sipas burimit për “Blitz.al” ky spostim i emisionit “Xing me Ermalin” ka ardhur pasi “Tv Klan” nuk ka qenë shumë i kënaqur nga shifrat e shikueshmërisë së Mamaqit. Ndërkohë të gjithë jemi kurioz se çfarë do të bëhet me emisionin e Ermalit me nisjen e sezonit të ri.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera