» “Futbolli do pushtojë botën”, fjalët e Putin-it dhe Infantio-s para nisjes së kampionatit (FOTO)

“Futbolli do pushtojë botën”, fjalët e Putin-it dhe Infantio-s para nisjes së kampionatit (FOTO)

Kampionati Botëror “Rusi 2018” filloi në Moskë, pas një ceremonie hapjeje, ku presidenti rus Vladimir Putin dhe shefi i FIFA Gianni Infantino i përshëndetën tifozët në Rusi dhe premtojnë se “futbolli do të pushtojë botën”.

Para ndeshjes së hapjes në mes të Rusisë dhe Arabisë Saudite, 80.000 tifozë të pranishëm në stadiumin Luzhniki u mirëpritën më një shfaqje të ndezur të muzikës dhe vallëzimit nga ylli i pop-it britanik Robbie williams.

Ambasadori Zyrtar i FIFA-s dhe ish-Mis Rusia – Victoria Lopyreva më pas u shfaqën me topin zyrtar të ndeshjes për Botërorint, ndërsa ish-ylli i Brazilit Ronaldo u shoqërua nga një nuskë zyrtare Zabivaka.

Para ndeshjes, Presidenti rus Vladimir Putin iu drejtua tifozëve dhe lojtarëve duke thënë: “Rusët e duan futbollin, është ajo që ne e quajmë dashuri në shikim të parë, që kur ndeshja e parë zyrtare u zhvillua në vend në 1897”.

Ai vazhdoi të dëshironte “një eksperiencë të paharrueshme” për mijëra tifozë që udhëtonin në Rusi për shfaqjen e futbollit, duke u mbyllur me vijën: “jeni të mirëpritur në Rusi”.

Presidenti i FIFA Gianni Infantino filloi fjalimin e tij në rusisht, duke thënë: “Të dashur miq, mirësevini në Kupën e Botës!”

Ai shtoi: “Futbolli do të pushtojë Rusinë dhe nga Rusia, futbolli do ta pushtojë botën”.

Burimi: Rusia Today

Përshtati: 360grade.al


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera