» Arrestohet aktivisti britanik në Moskë (FOTO)

Arrestohet aktivisti britanik në Moskë (FOTO)

Aktivisti britanik i të drejtave të komunitetit LGBT, Peter Tatchell, është shoqëruar në polici, pas një proteste në Moskë. Peter protestonte për mënyrën si trajtohen personat e komunitetit LGBT në këtë vend.

Ai mbante në duar një pankartë ku shkruhej: “Putin nuk shqetësohet për të marrë masa ndaj torturave të homoseksualëve në Çeçeni”. Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase.
C_2_articolo_3146047_upiImagepp

Protesta të tilla të një njeriu të vetëm, janë të ligjshme në Rusi, megjithatë përpara nisjes së Kampionatit Botëror të Futbollit, në Rusi ka nisur aplikimi i një rregulli i cili ndalon përkohësisht protesta të tilla.

Peter është një nga aktivistët më të njohur të të drejtave të njeriut në Britaninë e Madhe dhe protesta e sotme, ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes ndaj problemeve të komunitetit LGBT në Rusi, duke qenë se e gjithë bota është me sytë nga Rusia, vendi organizator i këtij kampionati.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera