» “Sot e gjete ta bësh këtë proçkë?”, Alban Dudushi dhe Ervin Kurti vënë në shënjestër Albana Osmanin

“Sot e gjete ta bësh këtë proçkë?”, Alban Dudushi dhe Ervin Kurti vënë në shënjestër Albana Osmanin

Veshja e moderatores Albana Osmani, ka ngjallur debate mes moderatorëve të emisionit “Top Show Magazine”, në mbrëmjen përmbyllëse të sezonit. Ishte Alban Dudushi, që komentoi i pari zgjedhjen e moderatores që të kombinojë një palë atlete Balenciaga me fustanin e mbrëmjes.

“Ti në natën finale të emisionit e gjete ta bësh këtë proçkë? Apo erdhe me nxitim?” – e pyet Albani, moderatoren.

E për ta vërtëtuar se ka zgjedhur të jetë sa më komode dhe në modë, Albana ngrihet e vrapon rreth skenës.

Ndërsa Ervin Kurti u shpreh se Albana është frymëzuar nga këngëtarja shqiptare Dua Lipa, e cila mban firmën e këtij kombinimi.

“Kur ne i veshnim fustanet me atlete, Dua Lipa po pinte qumësht” –iu përgjigj Albana Osmani komentit të kolegut të saj.

Moderatorja theksoi se ka zgjedhur atletet pasi nis Kampionati Botëror i Futbollit.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera