» Sali Berisha: Ditë zie për demokratët!

Sali Berisha: Ditë zie për demokratët!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë një mesazh për vdekjen e futbollistit Perikli Dhala.

” Dite zie per demokratet por dhe sportin shqiptar!

Perikli Dhales mbylli syte pergjithmone!

Te dashur miq, ndarja nga jeta e veprimtarit te shquar te Partise Demokratike dhe njerit prej ish futbollisteve me te talentuar dhe me te dashur per publikun shqiptar, Perikli Dhales eshte nje humbje e dhimbshme qe ka zhytur ne zi familjen e tij te nderuar, mbare demokratet dhe boten e sportit shqiptar.

Perikli Dhales me talentin e tij te rralle ishte njeri nga futbollistet me te dashur dhe me popullor te kohes se tij. Ai se bashku me familjen u angazhua ne levizjen demokratike dhe Partine Demokratike qe ne ditet e para te themelimit te saj.

Me guximin, perkushtimin e tij si drejtues ne degen e Tiranes, Perikliu dha nje ndihmes te veçante ne te gjitha arritjet e Partise Demokratike dhe demokrateve te Tiranes.

Me kete rast le te shprehim ne te dashur miq mirenjohjen tone me te thelle, nderimin tone me te madh per vepren dhe kontributin e Perikliut dhe ngushellimet tona me te ndjera familjes se tij dhe te lutemi se bashku qe shpirti i mire i tij te gjeje paqen e amshuar! sb”, shkruan Berisha në Facebook.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera