» Horror në Mesdhe: luftanija amerikane pa dhomë frigoriferike: 12 emigrant të vdekur hidhen në det

Horror në Mesdhe: luftanija amerikane pa dhomë frigoriferike: 12 emigrant të vdekur hidhen në det

Njësia e Marinës Amerikane Trenton, e cila për herë të parë ndërhyri në një operacion shpëtimi pasi shpëtoi 40 të mbijetuarit, la njerëzit e mbytur në det. Anija Sea Ëatch, e thirrur në ndihmë, nuk donte të mirrte në bord emigrantët, sepse nuk kishte siguri se ishte në gjendje të mbërrinte në një port Italian

Përfundimisht, ato dymbëdhjetë trupa të pajetë i lanë në mëshirë të dallgëve në atë varr të madh që u bë Mesdheu qendror. Nuk ka dhoma frigorifeirke në luftanijen amerikane Trenton, anija e shpejtë ushtarake e flotës së gjashtë të Marinës së SHBA që u gjet për herë të parë të martën në mëngjes për herë të parë në kushtet të shpëtuar një traget emigrantësh që ishte përmbysur duke shpëtuar 40 të mbijetuar dhe 12 trupat e pajetë.

 

Prej dy ditësh, që I  kërkohet më kot për të zhvendosur ngarkesën e saj në anijen e OJQ-së gjermane Sea Watch, anija lundron duke pritur të dijë se ku do të zbarkojë të gjallët. Të vdekurit, duke pasur parasysh kompleksitetin e situatës, kanë vendosur ti braktisin në det. “Nuk ka kufoma në bordin e Trenton – konfirmon Zyra e Marrëdhënieve me Publikun e Marinës Ushtarake amerikane – ekuipazhi vazhdon të kujdeset për 40 njerëz e shpëtuar. Ne po koordinojmë me partnerët tanë ndërkombëtarë për të vendosur destinacionin e njerëzve në bord”.

Një horror I destinuar të shpërthej një ngjarje tjetër, sepse, për të penguar transferimin e të mbijetuarve dhe të kufomave në tokë, është bllokimi i shkaktuar nga izolimi i shpallur nga Ministri i Brendshëm Matteo Salvini për anijet OJQ, që shkojnë në ndihmë të emigrantëve në vështirësi në det të hapur. Të martën, menjëherë pas operacionit të shpëtimit, pas thirrjes së rojeve bregdetare libiane dhe italiane, anija amerikane i drejtohet anijes  Sea Watch, duke e  njoftuar se është duke u rekuperuar 12 trupa të pajetë dhe e pyet për disponueshmërisë e transbordimit. “Nuk mund të mbajmë kufoma, nuk kemi dhoma frigoriferike. Dhe të mbijetuarit i marrim vetëm në qoftë se ne të njëjtën kohë caktohet një port i sigurt që nuk është më larg se 36 orë lundrimi.”

 

Pas rastit të anijes Aquarius, rreziku është se pastaj, me emigrantët në bord, nuk të jepet një port në Itali dhe anija, e cila nuk është e madhe, nuk mund të përballet me një udhëtim të gjatë si ajo që Aquarius ishte e detyruar ta bëj (duke ju drejtuar brigjeve spanjolle). Kërkesa është përsëritur nga amerikanët në dhomën e operacioneve të Romës, por përgjigja është se ndihma nuk është koordinuar nga Roma dhe për këtë arsye nuk I takon atyre të caktojnë një port. Në realitet shpëtimi nuk koordinohej nga askush, raporton La Republica.it

Image result for La nave Usa senza celle frigorifere: abbandonati in mare 12 corpi di migranti

Anija ushtarake amerikane u gjend në skenën e një mbytjes së një anije dhe, natyrisht, ndërhyri dhe pastaj më vonë kërkoi ndihmë për të transferuar ngarkesën e saj dhe për të qenë në gjendje të vazhdonte misionin e saj. Por nuk erdhi asnjë zgjidhje, Sea Watch dhe Trenton kaloi natën ndërmjet të martës dhe të mërkurës afër njëra tjetrës dhe dje OJQ-ja rifilloi, bosh, patrullimin e zonës Sar, ndërsa anija amerikane, me 40 të mbijetuar në bord, i mbetet të bredh nëpër detra. Trupat e 12 viktimave tani janë në fund të detit.

 

Nga Sea Watch, vjen një apel drejtuar autoriteteve për të rregulluar që 40 të mbijetuarit të zbriten nga Trenton: “Është e papranueshme që njerëzit që janë nxjerrë nga uji, të cilët kanë parë shokët e tyre të mbyten, janë mbërthyer në det pa një port të gatshëm t’i mirëpres, ky është një dënim dërrmues i politikës së Bashkimit Evropian “.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera