» Video e plotë/ Debati për Teatrin, Ndrenika: Të kanë gënjyer kryetar! Me PPP mua më morën shtëpinë

Video e plotë/ Debati për Teatrin, Ndrenika: Të kanë gënjyer kryetar! Me PPP mua më morën shtëpinë

Ata kanë dhënë argumentet e tyre dhe sigurisht kanë folur troç, pse janë kundër prishjes së Teatrit Kombëtar.

Alert Çeloaliaj: Në ftesën që na ka ardhur thuhet se teatri i ri do të ndërtohet. Pra është vendosur dhe nuk e di për çfarë kemi ardhur sot. Sipërfaqja e teatrit është mbi 7 mijë m2, por këtu thuhet 1200 m2. Në gjithë ftesën flitet në kohën e kryer, pra nuk ka më vend për diskutim. Të gjitha këto e bëjnë të kryer diskutimin. Ne jemi kundër prishjes arbitrare të teatrit kombëtar dhe atij eksperimental. Pyetja jonë është: a janë ezauruar të gjitha mënyrat për gjetjen e fondeve?

Neritan Liçaj: Pse të mos bëjmë njëherë ligjin pastaj flasim për teatrin e ri? Ta shtyjmë edhe pak sa të bëhet një ligj i mirë për artin dhe kulturën dhe pastaj të flasim.

Robert Ndrenika: Kam vuajtur shumë gjatë kësaj kohe, kam qenë te zyra e kryetarit më ka paraqitur projektin, kam qenë optimist, por, kam vuajtur shumë nga cështja e partneritetit privat-publik, ka hile brenda, kam vuajtur shumë se e dhashë shtëpinë, dhe kam vuajtur 3 vjet gjyqeve, njërën hyrje, ma pushtuan hyrjen me bodigard.
Vajta të ministri i Brendshëm, shoku Petro Koci që s’ma vari fare, kupton, jam kundër partneritetit publik privat. Ndoshta projekti është i mirë, jam në mëdyshje për cështjen e skenës dhe e kam thënë, këtu ka dushe, e kështu ashtu, por skenën nuk e kemi parë, për këtë duhet të falsin regjisorët, arkitektët dhe aktorët.
Mirë bëre që përmende Pazarin e Ri i dashur kryetar, nuk ka ndonjë gjë të keqe të arsyetohet, si është ai Pazari i Ri që e kam parë, që e ruan atë strukturë, po nuk është më as era e keqe, por e ndjen që je te pazari i ri i dikurshëm, kjo Zamira mund ta na thotë që është edhe një Pazar i Korcës por është bërë i shkëlqyer, të ka lezet shpirti ta shohësh, atje s’kam qenë, por më pëlqen shumë. Edhe ky kompleksi ynë, me dy godina, me të marangozëve dhe oborrit se është monument kulture, mund të riparohet dhe të dalë gjë e shkëlqyer jo me 30 milionë euro, të kanë gënjyer zoti Erjon, pavarësisht se the 4-5 fish, maksimumi vene 10 milionë euro ai që duhet të bëjmë.

Arben Derhemi: Falenderoj artistët e Operas që erdhën këtu sot. Do ishte mirë që të kishin ardhur në protestat tona dhe të mos na linin vetëm.

Nuk e di pse keni ardhur sot, por gjithsesi e vlerësoj. Kemi biseduar me shokët dhe miqtë, kolegët gjithashtu dhe kemi arritur në konkluzionin që ca e duan të verdhë, ca të bardhë e ca të kuq. Ne nuk cedojmë që çdo centimetër i teatrit kombëtar, është vend i shenjtë. Ai nuk do të cënohet, e ka thënë edhe Ndrenika është Jeruzalem. Aty fillon dhe aty mbaron konsensusi me ne. Në rast se bisedimet fillojnë në momentin që territori nuk cënohet, ne aty po deshe ulemi dhe hamë ndonjë darkë e pimë ndonjë gotë verë. Sa për tironsit, tironsit duhet të kenë një identitet. Kullat 40 katëshe dhe 60 katëshe, janë mungesë kulture dhe mungesë vizioni.

 

Reshat Arbana: Shqiptarët mund të fitojnë çdo luftë por duhet të fitojnë betejat që kanë ndër vete, një konfliktualitet shumë i shëmtuar, nuk na lejohet ne që të grihemi, e ti vëmë epitetet njëri tjetrit.

Unë kam 27 vjet që kam ikur nga ai teatër dhe them që teatri duhet të mbetet aty, i lutem bashkisë t’ia lërë teatrit, të bëhet për së mbari, nuk jam dakord që duhen 1 milionë dollarë, nuk është e vërtetë, kollonat e atij Teatri janë dhjetë me dhjetë, e kemi parë si është katandisur, le të mendojnë specialistët, a bëhet teatër i ri komplet, nuk e di, as nuk e di vlerën se sa të shkojë, por lërja territorin e teatrit Tiranës, salla e Shkupit është e mrekullueshme, e kam parë sot e 30 vjet.

Të bëhet një teatër i mirë e ti lëmë këta njerëz, aktorë, të ushqejnë me emocione popullin se vuajmë në këtë drejtim, të shkojë në teatër ai që ngacmon spektatorin në zemër se vijmë aty dhe themi të ikim sa më parë se nuk po shohim ndonjë gjë të mirë. Nëse do na dëgjoni të gjithë, nuk mbarojmë kurrë, mendojeni më hollë këtë punë, merrni grupet e interesit, diskutoheni me 200 vetë nuk do dilni kurrë në krye, bëni një gjë të bukur se ato kullat do na duket sikur do bien mbi kokën e artistëve dhe godinën e teatrit, restaurimi nuk shkon 1 milionë do më shumë, isha në dhjetor bëra shfaqje aty, se nuk rrihej nga të ftohtët ishte tmerr aty. Mendoni, jo me kaq kallaballëk, nuk do dilni kurrë në krye, merrni ata që merren me këtë punë, regjisorët, arkitektët, skenografët, ndjek skena të turpshme aty, luhet një teatër i keq, nuk është i imi, apo i atyre që janë artistë të vërtetë.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera