» Erdhi në jetë nga marrëdhënia treshe, Egla Harxhi lë pa fjalë me deklaratën për lindjen e djalit…

Erdhi në jetë nga marrëdhënia treshe, Egla Harxhi lë pa fjalë me deklaratën për lindjen e djalit…

Modelja e shumëpërfolur në Shqipëri për shkak të mënyrës së saj aspak të zakontë të jetesës, Egla Harxhi, para pak kohësh është bërë nënë e një djali, i cili gëzon shëndet të plotë.

E ftuar ditën e djeshme në “Pasdite në TCH”, Egla ka treguar se kjo shtatzëni nuk ishte e dëshiruar nga të dyja palët, si nga ajo, si nga partneri i huaj.

Kujtojmë se Egla dhe babai i fëmijës së saj, fotografi i famshëm, Ale de Basseville, jetonin në Libofshë në një marrëdhënie treshe, me një tjetër femër.

Tashmë të dy janë shumë të lumtur për ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre, por Egla tregon se para lindjes së djalit, ajo kujdesej që të mos ngelej shtatzënë, duke marrë pilula mbrojtëse, por ja që sërish arriti të ngelej shtatzënë.

E reja është shprehur:

Luxifer është luftarak. Ai erdhi në jetë sepse donte të vinte. Unë pija pilula për t’u mbrojtur dhe nuk mendoja se kjo do të ndodhte. Por ndodh që një në një milion të vijë një fëmijë edhe pse mbrohesh. Kjo më ndodhi mua dhe unë thashë ky fëmijë do vijë patjetër në jetë”


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera