» Jolie bën thirrje për rrjedhje të informacionit gjyqsor :”të pasakta dhe të padrejta”

Jolie bën thirrje për rrjedhje të informacionit gjyqsor :”të pasakta dhe të padrejta”

Gjykata ka ndërhyrë me një skemë të saktë të kujdestarisë për gjashtë fëmijët e aktores.

Angelina Jolie dhe Brad Pitt arritën një pengesë tjetër në procedurat e tyre të kujdestarisë pasi dokumentet e gjykatës u zbuluan të martën në The Blast. Të mërkurën, një zëdhënës i Jolie i tha Vanity Fair: “Ky incident nuk është në interesin më të mirë të fëmijëve. Që nga fillimi, Angelina është fokusuar vetëm në shëndetin dhe nevojat e tyre, prandaj ishte aq e rëndësishme që kjo seancë e fundit gjyqësore të kryhej privatisht. Është për të ardhur keq që dikush, për shkak të egoizmit të vet, ka zbuluar pjesë selektive të procesverbalit konfidencial dhe të vulosur për të krijuar një pasqyrë të pasaktë dhe të padrejtë të asaj që po ndodh vërtet. ”
Sipas raportit origjinal, gjyqtari që gjykonte divorcin e çiftit urdhëroi Jolie ti jepte Pitt më shumë kohë me fëmijët e tyre dhe lejoi që t’i kontaktonte ata në telefon pa mbikëqyrjen e Jolie. Gjykatësi në këtë rast tha: “Është e rëndësishme që secili nga të gjashtë fëmijët të ketë një marrëdhënie të shëndoshë dhe të fortë me babanë dhe nënën e tyre”. Në rrezik është statusi i kujdestarisë së Jolie, shkruan Vanity Fair.com.

Dokumentet përshkruajnë sasinë e kohës që Pitt do të kalojë me pesë nga gjashtë fëmijët e tyre gjatë verës në Londër ku Jolie filmon Maleficent 2. (Maddox, 16, është i përjashtuar, ai është konsideruar mjaft i rritur për të marrë vendimin e tij.)
Në 2016, Pitt u akuzua për abuzim të fëmijëve pas një incidenti në një avion privat. Hetimi i F.B.I. përfundimisht e nxiorri Pitt të pa fajshëm. Çifti u nda në atë kohë.
Ky nuk është ngërçi i parë në procesin e divorcit të tyre. Në një deklaratë në Dhjetor 2016, ekipi ligjor i Pitt akuzoi Jolie për refuzimin e vulës së dokumenteve gjyqësore dhe “vazhdimin e vendosjes së interesave të veta mbi ato të fëmijëve të mitur dhe shpërfilljes së të drejtave të tyre të privatësisë kur ajo beson se mund të përfitojë nga ato”.

Përfaqësuesit e Pitt nuk kanë reaguar ende. Jolie tha Vanity Fair në Shtator të vitit 2017, “Ne kujdesemi për njëri-tjetrin dhe kujdesemi për familjen tonë dhe ne të dy po punojmë drejt të njëjtit qëllim”./360grade.al


360grade.al


Është mirë të bësh valixhet Kryeministër!

Të tjera