» Sa kushton këmba e majtë e Zidane e bërë prej kristali/foto

Sa kushton këmba e majtë e Zidane e bërë prej kristali/foto

Njëri nga futbollistët më të mirë të kohës së tij dhe fitues me Francën në Kampionatin Botëror në Francë në vitin 1998, i është bërë kopje këmba e tij e majtë magjike në formë kristali.

Vlera monetare që kap këmba e majtë e derdhur në kristal e Zinedine Zidane, përllogaritet te 40.000 euro dhe pritet të dalë në shitje në mbështetje të ELA-së, që është Shoqata Evropiane kundër Leukodistrofisë.

Ky imitim i këmbës së majtë të Zidane, e njëjta që mundi të shënojë gola të jashtëzakonshëm me Real Madrid në finalen e Ligës së Kampionëve në vitin 2002, e po ashtu edhe me Francën në Kampionate Evropiane dhe Botërore, do të prodhohet në 100 kopje, por disa kopje të veçanta do të propozohen më pas si pjesë e shitjes në ankand, në favor të ELA-së, ku ish-trajneri i Realit është sponsor që nga viti 2000.

“Jam i kënaqur që i thashë ‘po’ këtij projekti për të mbledhur para për të gjitha këto familje në vështirësi. ELA zë një vend të rëndësishëm në jetën time, megjithëse fizikisht nuk jam gjithnjë i pranishëm aty. Jam në dijeni të zhvillimeve në shoqatë dhe kur kam mundësi takohem me familjet”, tha Zidane.

“Mund të kisha ndihmuar një shoqatë tjetër, por fjalimi i Guy Alba, (presidenti i ELA) bëri ndryshimin, në kohën kur ai erdhi të më takojë 18 vite më parë në Torino”, theksoi Zizou.

Në anën tjetër presidenti i ELA-së, Guy Alba, tha se në 18 vite gjarët kanë ndryshuar shumë në këtë shoqatë.

“ELA është kthyer në financuesin kryesor të hulumtimit në mënyrë private për leukodistrofinë në shkallë botërore dhe ka mundësuar shpëtimin e fëmijëve. Prania e Zizou na shpëtoi vite e vite përballje me sëmundjen”, deklaroi Guy Alba. /Insporti.com


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera