» Allegri injoron Juventusin, zbulon klubin më të mirë në Botë

Allegri injoron Juventusin, zbulon klubin më të mirë në Botë

Real Madrid do ta kishte dashur Massimiliano Allegri-n në Spanjë në vend të Zidane, por trajneri nuk ka pranuar dhe ka shpjeguar arsyen e refuzimit.

“I kisha dhënë fjalën presidentit Agnelli se do të qëndroja tek Juventus, që është një skuadër e madhe dhe që mund të vazhdojë të fitojë”, ka thënë Allegri.

“Për këtë arsye ishte e drejtë të refuzoja ofertën e Perez, por duhet ta falënderoj, sepse është një kënaqësi të kërkohesh nga klubi më i mirë në botë”.

Në lidhje me pasardhësin e Buffon dhe se cili do të jetë portieri titullar sezonin e ardhshëm, Allegri ka zbuluar se: “Juventus ka bërë një blerje të madhe me Perin, por titullari është Szczesny”.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera