» Nejmar: Ja si u ndjeva pas humbjes 7-1 që Brazili pësoi me Gjermaninë

Nejmar: Ja si u ndjeva pas humbjes 7-1 që Brazili pësoi me Gjermaninë

Futbollisti më i shtrenjtë në botë, braziliani Nejmar, në një intervistë të gjatë për “spox.com”, ka folur për Botërorin e Rusisë, që starton sot, ëndrrat e tij dhe humbjen 7-1 me Gjermaninë në Botërorin e 2014-ës.

Pikërisht deklarata për këtë të fundit ka tërhequr vëmendjen, sepse ylli i Seleçaos, përtej modestisë, është shprehur se po të kishte qenë ai në fushë, diçka e tillë nuk do të kishte ndodhur kurrsesi.

“Jam krenar që e kam arritur qëllimin tim si fëmijë. Jam krenar që kam qenë gjithmonë i mirëpritur në klubet e mia dhe kam arritur shumë qëllime sportive. Kam bërë edhe gabime, kuptohet. Kam mësuar prej gabimeve, por nuk pendohem për këto gabime. I jam shumë mirënjohës ndaj Zotit për faktin që jam bërë kush jam tani.

Humbja 7-1 me Gjermaninë? Ishte shumë trishtuese për çdo brazilian, për mua më shumë, sepse nuk isha në këtë fushë. U ndjeva i dërrmuar, si gjithë ekipi. Gjermania ishte e shkëlqyer dhe e dinim se do të ishte e vështirë. Tani kemi mundësinë për ta zhdukur atë kujtim të hidhur. Mund të ndeshemi përsëri me Gjermaninë dhe të marrim hak.

Me mua në fushë, besoj se rezultati i asaj ndeshjeje do të ishte ndryshe, nuk do të humbnim kurrë ashtu. Jam shumë i sigurt për këtë”, – ka theksuar mes të tjerash Nejmar.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera