» Ja çfarë mendon Del Bosque për shkarkimin e trajnerit të Spanjës një ditë para Botërorit

Ja çfarë mendon Del Bosque për shkarkimin e trajnerit të Spanjës një ditë para Botërorit

Vicente Del Bosque, ish-trajneri i kombëtares spanjolle dhe i Real Madridit i referohet shkarkimit të Julen Lopetegui pak para fillimit të Kupës Botërore dhe nëse do të ndikojë te “La Roja”: “Unë mendoj se jo, nuk do të ndikojë. Në teori imagjinoj se lojtarët do të kenë dashuri për trajnerin e mëparshëm, por ata do të jenë në dispozicion të Spanjës, siç nuk mund të jetë ndryshe.

Ata do të veprojnë me profesionalizëm maksimal për Kupën e Botës. Është një situatë e pakëndshme për RFEF. Presidenti Luis Rubiales tashmë ka dhënë shpjegim të mjaftueshëm për këtë çështje. Julen le të përqendrohet në detyrën e re si trajner i Real Madridit, ndërsa Fernando Hierro ka një përgjegjësi të madhe, një ditë përpara Kupës Botërore. Uroj ta bëjnë të gjithë detyrën në mënyrën më të mirë të mundshme, kombëtares i uroj suksesin më të madh”.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera