» Skandali: 60 mijë Audi do i kthehen mbrapsh prodhuesit, CEO Rupert Stadler përfundon nën hetim për mashtrim

Skandali: 60 mijë Audi do i kthehen mbrapsh prodhuesit, CEO Rupert Stadler përfundon nën hetim për mashtrim

Nuk resht skandali i dieselgate, që shpërtheu në shtator 2015, pasi Agjencia e Mjedisit e SHBA ka akuzuar se Volksëagen kishte pajisur 11 milionë makina, nga të cilat rreth 600.000 në SHBA, me një softëare në gjendje për të manipuluar rezultatet e teksteve kundër ndotjes.

 

Pas kontrolleve në zyrat e Volkswagen dhe BMW në shënjestër përfundon tani Audi (edhe kjo një markë Volksëagen): numrin një i katër unazave (stema e Audit), Rupert Stadler, në fakt është hetuar së bashku me anëtarët e tjerë të bordit të kompanisë të drejtorëve për mashtrim dhe se ka kontribuar “për lëshimin e certifikatave të rreme”. Aktualisht, pra, janë nën hetim ish CEO i gjigandit Ëolfsburg, Martin Ëinterkorn dhe administratori aktual Martin Muller, përveç kreut të bordit mbikëqyrës të Grupit, Hans Dieter Poetsch, dhe CEO i Volksëagen, Herbert Diess, raporton Automotoneës.com

 

Javën e kaluar, Agjencia Federale Gjermane e Automobilave, KBA, kishte urdhëruar rikthimin e rreth 60,000 Audi A6 dhe A7, pas zbulimit të një softueri të aftë për të “mbuluar” nivelet e emetimit të gazeve ndotëse. Presidenti i Konfindustrisë Gjermane, Dieter Kempf, komenton mbi evoluimin e një skandali që duket sikur nuk po e sheh fundin: “Kush ka bërë gabime duhet t’u vërë atyre emrin që u takon, të kërkojë falje, ti riparojë ato, të mbajë përgjegjësi dhe pastaj të rifitoj besimin. Nuk mund ta mohoj se do të prisja një sjellje tjetër nga prodhuesit e makinave “./360grade.al


360grade.al


Opozitar? Apo të vdesësh në gjumë dhe nga shpresat e rreme…

Të tjera