» Marrin fund dilemat, Gjermania merr vendimin final për të ardhmen e Ozil në ditën e nisjes së Botërorit

Marrin fund dilemat, Gjermania merr vendimin final për të ardhmen e Ozil në ditën e nisjes së Botërorit

Mesut Ozil ka lënë pas problemin në gju, për të cilin u alarmua Gjermania dhe ka marrë pjesë në stërvitje me grupin ditën e mërkurë. I heshtur dhe jo në humor është shfaqur mesfushori i Arsenalit, i sulmuar nga opinioni në Gjermani për çështjen e shumëpërfolur të fotos me “diktatorin” Erdogan.

Dhe sikur të mos mjaftonte situata e vështirë që po kalon 29-vjeçari, edhe trajneri Lëv e pranoi hapur në konferencën e djeshme se konkurrenca në skuadër është e madhe dhe askush nuk e ka vendin e sigurt: “Këto ditë e kanë ndihmuar. Më në fund u stërvit me grupin. Nuk e di nëse do të jetë në formacion ndaj Meksikës. Do vendos të shtunën, jo tani, por konkurrenca është e madhe”. Ky është edhe një kërcënim i hapur se Ozil nuk do e ketë të sigurtë vendin në formacion.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera