» Zyrtare/ Flamurtari emëron trajnerin e ri

Zyrtare/ Flamurtari emëron trajnerin e ri

Tema e shumëdiskutuar e trajnerit të ri të Flamurtarit është mbyllur. Trajner të ri nuk do të ketë, pasi klubi kuqezi ka vendosur t’i besojë Ardi Beharit, i cili e drejtoi ekipin vlonjate në javët e fundit të sezonit të kaluar, pas ikjes së Shpëtim Duros.

Administratori Idrizi kishte pohuar më parë se Behari ishte kandidatura e vetme konkrete, pavarësisht dëshirave për ndonjë trajner të ri.

Vendimi i fundit është marrë për faktin se Behari e njeh mjaft mirë ambientin dhe grupin e futbollistëve, ndërkohë që tani ka mundësinë ta bëjë vetë merkaton dhe të marrë elementët që ai mendon se do t’i shërbejnë Flamurtarit.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera