» Ishte dënuar për kanosje, arrestohet 28 vjeçari në Fier. Emri

Ishte dënuar për kanosje, arrestohet 28 vjeçari në Fier. Emri

Në gusht të vitit të kaluar 28-vjeçari Kleanthi Todri u kallëzua nga nëna e një vajze të mitur se e kërcënonte duke i kërkuar 2 mijë euro. Ai kishte pasur një raport të shkurtër, dhe për shkak të prishjes së këtij raporti nga e reja, Todri e kërcënonte me mesazhe duke i kërkuar shumën e parave.

Pas gjykimit në shkallën e parë të Krimeve të Rënda në Tiranë, Todri u dënua me 7 muaj e tre ditë burg “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”. Ai ishte shpallur në kërkim, për t’u ndaluar këtë të mërkurë.


360grade.al


Rama në fushatë, Opozita në pushime…

Të tjera