» Arrigo Saki bën analizën: Favoritë për të fituar Botërorin është…

Arrigo Saki bën analizën: Favoritë për të fituar Botërorin është…

Botërori i Rusisë starton sot dhe parashikimet e specialistëve gjithmonë marrin vëmendje, aq më tepër kur bëhet fjalë për profesorë të futbollit, siç është i mirënjohuri Arrigo Saki, ish-trajner i Milanit dhe Italisë.

Në një intervistë për “LaVerita”, ish-trajneri evidenton Spanjën si favorite kryesore për të fituar Kupën e Botës. “Pavarësisht kaosit, mendoj se Spanja është favorite për ta fituar Botërorin e Rusisë. Po, shkarkimi i trajnerit Lopetegui mund të jetë një problema, por futbolli spanjoll ka një stil të vetin tashmë. Dhe duke gjykuar nga ky fakt, e ka më të lehtë të gjejë zgjidhje. Spanjë është favorite”, – ka thënë mes të tjerash Saki.

Po ashtu, ai është shprehur se Brazili mbetet një nga kandidatët e fortë për të fituar Kupën e Botës për herë të 6-të.


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera