» Zhgënjehen fansat: Era Istrefin nuk do ta shohim sot në hapjen e Kampionatit Botëror

Zhgënjehen fansat: Era Istrefin nuk do ta shohim sot në hapjen e Kampionatit Botëror

Pasditen e sotme pritet që të mbahet ceremonia e hapjes së Kampionatit Botëror në stadiumin Luzhniki në Moskë. Ajo do të fillojë në orën 16:30 dhe gjithë shqiptarët po e presin me padurim me shpresën për të parë të ngjitet në skenën gjigande të stadiumit edhe këngëtarja shqiptare Era Istrefi, e cila këndon himnin e Kampionatit Botëror 2018.

Mirëpo ndërkohë që të gjithë jemi në pritje të performancës së madhe nga këngëtarja shqiptare, një deklaratë e gazetarit të njohur sportiv Glenti Nallbani i ka zhgënjyer të gjithë. I ftuar mëngjesin e sotëm në emisionin “Wake Up”, Glenti ka rrëfyer se Era Istrefi nuk do të këndojë sot në ceremoninë e hapjes së Kampionatit Botëror.

“Era nuk do të këndojë sot, por në finale sepse sot këndohet vetëm himni”, tha Nallbani.

Me sa duket të gjithëve do të na duhet të presim datën 15 korrik për të parë performancën shpërthyese të këngëtares shqiptare, teksa performon këngën “Live it up” përkrahë Will Smith dhe Nicky Jam.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera