» Vota në OKB, Shehu: Ministria e Jashtme nuk përsëriti gabimet që na përplasën me SHBA

Vota në OKB, Shehu: Ministria e Jashtme nuk përsëriti gabimet që na përplasën me SHBA

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu, deputet i Partisë Demokratike për Qarkun e Gjirokastrës, ka përshëndetur votimin e djeshëm të Shqipërisë në OKB. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Shehu shkruan se Shqipëria këtë herë ka votuar pro SHBA-së për rezolutën “Për mbrojtjen e civilëve palestinezë”.

 

 

Sipas deputetit demokrat, “pas presionit të fortë e të gjatë publik të opozitës, Ministria jonë e Jashtme nuk përsëriti dje në Asamblenë e OKB gabimet tragjike të pak kohëve më parë, që na përplasën disa herë me SHBA”.

POSTIMI I PLOTE
Mbas presionit te forte e te gjate publik te opozites, Ministria jone e Jashteme nuk perseriti dje ne Asamblene e OKB gabimet tragjike te pak koheve me pare, qe na perplasen disa here me ShBA.

Shqiperia dje nuk e voton Rezoluten “Per mbrojtjen e civileve palestineze”, te iniciuar nga Algjeria e Turqia e te kundershtuar nga ShBA.

Ne fakt ajo ishte nje Rezolute e pa balancuar, qe si e tille nuk i sherben stabilitetit e paqes ne ate zone, per te cilen votuan kunder 8 shtete e absenuan 45, nder te cilet edhe vendi yne.

Mos vendosja ne ate Rezolute e Amendamentit te propozuar nga ambasadorja Haley, pa dyshim i prishi cdo mundesi ekuilibri dhe pozitiviteti asaj Rezolute.

Edhe fakti qe menjehere mbas kalimit ne Asamble te asaj Rezolute, ajo po perdoret si nje “flamur” fitoreje ndaj ShBA-se prej disa nga mbeshtetesit e saj, tregon qartesisht se sa te drejte kishim e kemi ne si opozite ne qendrimin e kembenguljen, per te ndjekur ShBA ne ceshtjet e sigurise.

Sidoqofte eshte e domosdoshme qe tashti Ministria e jone e Jashteme keto qendrime si dhe pozicionet e rendesishme te saj, t’i beje menjehere publike, pa qene nevoja te loze “sy mbyllurazi”.
35283632_1738554199533375_1178580300658114560_n


360grade.al


Atentati: 600.000 sirianë që vijnë dhe 500.000 shqiptarë që largohen…

Të tjera