» Shkëlqeu ditën e dasmës, çmimi i sandaleve të Jona Spahiut do ju befasojë

Shkëlqeu ditën e dasmës, çmimi i sandaleve të Jona Spahiut do ju befasojë

Dasma e moderatores Jona Spahiu me Frenkli Ymerin ishte në qendër të mediave rozë këtë javë, ku stili dhe klasi ishin pa kursim në ceremoninë e tyre.

Përveç dasmës, Jona gjithashtu i gëzohet faktit që për pak ditë do bëhet nënë për herë të parë me një djalë.

Jona dukej mjaft bukur nën fustanin e nusërisë dhe të ftuarit u mahnitën nga pamja e moderatores, e cila është në muajt e fundit të shtatëzanisë.

Të ftuarit në dasmën e Jonës nuk ngurruan të postonin foto nga festa, ndërkohë që vetë ajo ka vendosur që sot të publikojë foto dhe detaje tjera nga martesa e saj me njeriun e zemrës.

Jona ka treguar fustanin magjepsës, make up-in e lehtë, buqetën e luleve dhe sandalet që kishte veshur për ditën e dasmës. Për të gjithë ata që u bënë kuriozë, sandalet e moderatores ishin të firmës Jimmy Choo dhe sipas ‘Iconstyle’ kanë kushtuar plot 525 euro.

Si duket firma Jimmy Choo është preferuara e vajzave VIP-e shqiptare, pasi më parë ka qenë edhe zgjedhje e Xhensila Myrtezajt e Marina Vjollcës në dasmën e tyre.


360grade.al


Pushimet e gjata të Opozitës dhe syri i shkelur i KM-së

Të tjera