» SHBA: S’ka heqje sanksionesh ndaj Koresë pa çarmatosje bërthamore

SHBA: S’ka heqje sanksionesh ndaj Koresë pa çarmatosje bërthamore

“Asnjë sanksion ekonomik ndaj Koresë së Veriut nuk do të anulohet derisa vendi i izoluar të tregojë çarmatosjen e plotë bërthamore”.

Kështu deklaroi sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo gjatë një konference për shtyp me homologët e tij japonezë dhe koreanojugorë në Seul. Komentet e Pompeos vijnë dy ditë pas takimit të presidentit amerikan Donald Trump me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong un, takim që ngriti më shumë pyetje se solli përgjigje. Për këtë arsye Pompeo udhëtoi nga Singapori drejt Seulit për të informuar aleatët rajonalë të SHBA për samitin, por edhe për vendimin e papritur të presidentit Trump për t’i dhënë fund stërvitjeve të përbashkëta me Korenë e Jugut.

Pompeo mohoi raportet se Trump dhe Kim ranë dakord për një proces hap pas hapi për çmontimin e programit bërthamor, diçka që linte të kuptohej se SHBA do të bënte lëshime gjatë rrugës. Sipas tij, SHBA kërkon çarmatosje të plotë dhe të verifikueshme bërthamore.

Kim Jong Un e kupton urgjencën dhe se duhet ta bëjmë këtë shpejt-deklaroi Pompeo. Ministri i Jashtëm i japonisë Taro Kono e cilësoi samitin nisjen e një procesi sfidues, duke thënë se tre vendet duhet të bashkëpunojnë ngushtë.

Në të njëjtin kuadër, ministrja e jashtme e Koresë së Jugut, Kang Kyung-ëha i bëri jehonë fjalëve të Trump dhe tha se lidhja me Uashingtonit dhe Seulit është më e fortë se kurrë. Po kështu u shpreh edhe presidenti korean Moon Jae -in, i cili tha se bota përmes samitit shmangu luftën, duke i bërë jehonë vlerësimit të Donad Trump për takimin me Kim Jong un.


360grade.al


Pse ka shpallur sulm dhe çfarë parandjen KM-ja?

Të tjera